Aktuale

Albulena Haxhiu e konfirmon se sot votohet programi qeverisës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se në mbledhjen që do të mbaj sot Qeveria e Kosovës do të votohet edhe programi qeverisës, shkruan Gazeta Express.

Pas takimit me mbrojtësit e viktimave, Haxhiu tha se Qeveria Kurti e ka prioritet adresimin e dhunës në familje.

“Do të angazhohemi për ndërmarrjen e masave për adresimin e dhunës në familje, në mënyrë që të ndëshkohen e jo të neglizhohen siç ka ndodhur në të kaluarën. Për neve mbetet shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje. Ne sot planifikojmë të aprovojmë programin qeverisës dhe në këtë drejtim, shumë prej çështjeve që adresohen edhe sa i përket dhunës në familje adresohen në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, që rastet e dhunës në familje të jenë sa më të vogla”, tha ajo./Express/