Aktuale

Aleanca e Gruas së Kosovës nderon të rënët në Gllogjan në shenjë solidarizimi për lirimin e Haradinajt

Aleanca e Gruas së Kosovës e prirë nga kryetarja Magbule Shkodra në shenjë solidarizimi dhe në kërkim të lirimit të plotë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, vendosen kurora lulesh në varrezat e dëshmoreve në Gllogjan.

Sipas kumtesës për media, ato nderuan dëshmoret këtu duke rikujtuar se këtu prehen ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Iniciativa e Aleancës së Gruas së Kosovës i janë bashkuar edhe  disa gra të tjera nga vende të ndryshme të Kosovës./KosovaPress/