Rajon & Botë

Aleatët e Assadit e paralajmërojnë Turqinë kundër avancimit drejt Aleppos

Forcat aleate që përkrahin presidentin sirian, Bashar al-Assad, kanë paralajmëruar sot Turqinë kundër avancimit drejt pozicionimit të tyre në veri dhe në lindje të Aleppos, dukë thënë se çfarëdo lëvizje do të përballët me sulm.

Këto i ka deklaruar komandanti i zonës së Damaskut të forcave aleate, gjatë një vizite në frontin e luftës, në veri të Aleppos.

Deklarata e shkruar i është dërguar agjencisë së lajmeve “Reuters”, nga në zyrtar i kësaj aleance, transmeton Express.

Komandanti ka thënë se çfarëdo avancimi do të ishte tejkalim i “vijës se kuqe”.

“Ne nuk do të lejojmë askënd që të përdorë si arsyetim luftimin e terroristëve të Shtetit Islamik për të krijuar hapësirë që t’i afrohet forcave mbrojtëse të qeverisë siriane”, ka thënë ai.

Aleanca që përkrahë Assadin përfshinë grupin libanez “Hezbollah”, ushtrinë irakiane dhe Gardën Revolucionare të Iranit. /Express/