Aktuale

Ali Ahmeti sot në Tiranë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta.

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takoi dy liderët e opozitës shqiptare në Maqedoni, Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Siç bëhet e ditur, në këto takime pritet të bisedohet për kushtet që do vendosen kundrejt partnerit të koalicionit për formimin e qeverisë.