Aktuale

Ali Ahmeti thirr kryesinë qendrore të partisë, duskutohet situata e re e krijuar në Kuvend

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë në Reçicë të Vogël.

Sipas burimeve të portalit TetovaSot, kryesia qendrore e BDI-së, është mbledhur në Reçicë për të diskutuar për thellimin e krizës pas bllokimit nga ana e VMRO-së të seancave parlamentare për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit,si dhe sjelljen e Lëvizjes BESA, transmeton Gazeta Express

“Koalicioni opozitar mes VMRO-DPMNE dhe BESA do të jetë në rend të ditës”, ka thënë për “TV 24” deputeti dhe shefi i kabinetit, Artan Grubi.

Sipas Grubit, BESA edhe pse ka dhënë nënshkrimet për shumicë parlamentare, i ka tërhequr kur kanë vendosur të mos mbështesin propozimin e LSDM dhe BDI që kryetari i Parlamentit të jetë Talat Xhaferi.

Poashtu sipas disa burimeve partiake, në rend ditë pritet që të jetë edhe mundësia e largimit të ministrave të BDI-së nga qeveria teknike, që shihet si formë presioni drejt formimit të institucioneve të reja./Gazeta Express/