Aktuale

Aliu: PDK është adresa e vetme e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve

PDK ka hapur fushatën elektorale në Ferizaj, ku janë prezantuar kandidatët për asamble komuna dhe kandidati për kryetar të komunës, Agim Aliu. Me këtë rast Aliu tha se PDK është adresa e vetme e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Ai tha se PDK këtë e ka dëshmuar gjatë qeverisjes së këtij qyteti, dhe u shpreh se duhet ndërhyrje urgjente në Ferizaj për të ndalë degradimin nga udhëheqja aktuale.

Ai premtoi se do të udhëheq me dhe për qytetarin, pasi ka një platformë qeverisëse që do ta ngjallë Ferizajn. Aliu po ashtu premtoi investime të shumta në të gjitha sferat si dhe krijimin e fondit të punësimit, raporton KosovaPress.