Sport

Allegri ‘dënon’ Sandron

Massimiliano Allegri ka vendosur ta ulë në bankën e rezervistëve Alex Sandron për ndeshjen e radhës ndaj Beneventos.
Alex Sandro mund të ndëshkohet për paraqitjen e zbehtë ndaj Sporting Lisbonës.

Mediat italiane raportojnë se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka vendosur ta ulë në bankën e rezervistëve për ndeshjen e radhës ndaj Beneventos, përcjell “lajmi.net”.

Nga minuta e parë pritet të luajë Kwadwo Asamoah i cili ka shfaqur formë më të mirë se braziliani në javët e fundit.