Sport

Allegri: Juventusi nuk është favorit në Ligën e Kampionëve

Massimiliano Allegri mendon se Juventusi nuk është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Juventusi është përforcuar gjatë kësaj vere me shumë yje, derisa është vlerësuar si favorit i mundshëm për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Por, trajneri i kampionit të Italisë, Massimiliano Allegri nuk mendon kështu.

“Futja në mesin e favoritëve për ta fituar  Ligën e Kampionëve është pak e tepruar. Qëllimi ynë kryesor për këtë sezon është Scudetto – titulli i gjashtë do të na mundësojë për të hyrë histori”, ka deklaruar Allegri

Juventusi donte do të ndeshjet me Sevilla në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve, përcjell Express. “Sevilla kanë ndryshuar stilin e lojës dhe tani janë më të fortë në sulm. Ky takim do të jetë i vështir”, ka theksuar strategu italian.

the authorSamir Dalipi