Sport

Allegri kritikon lojtarët pas fitores ndaj SPAL

Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri nuk ëhtë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen ndaj SPAL

Juventus fitoi 4:1 ndaj SPAL në kuadër të javës së 10’ të Serie A, por, kjo nuk e ka kënaqur trajnerin Massimilano Allegri.

Italiani beson se nëse luajnë kështu të shtunën ndaj Milanit, atëherë do të humbasin.

“Nëse ne luajmë kështu të shtunën në San Siro ndaj Milanit, atëherë me shumë gjasë do të humbasim”, tha Allegri për Mediaset Premium.

“Na duhet të punojmë shumë, por pavarësisht golave të bukur, na duhet ta mbajmë intensitetin dhe koncentrimin”. /Express/