Sport

Allegri me koment të papritur për gjyqtarin e ndeshjes Inter-Juventus

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për mediat pas sfidës ndaj Interit.

Ai e komentoi edhe ndarjen e drejtësisë, duke thënë që Orsato bëri një ndeshje të mirë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Bëmë detyrën tonë, dhe ishte shumë e vështirë ndaj një Interi të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme por për të fituar Scudeton, kemi ende ndeshje të tjera për të fituar”, deklaroi Allegri.

“Gjyqtari? Orsato bëri një ndeshje të mirë, bëri mirë që disa herë la lojën të luhej dhe gjithashtu kartonët ishin të drejtë”.

“Dybala? Lojtarë të tillë janë ata që e vendosin ndeshjen, përndryshe do të kështonin të gjithë një milionë, dhe askush 100 milionë. Shpresoj që Dybala dhe Higuain të mblidhen për në Botëror”, shtoi ai. /Lajmi.net/