Almeda ka ndarë lajmin e ëmbël me fansat.
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka njoftuar se po bëhet nënë për herë të dytë, shkruan lajmi.net.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman lajmin e bënë të ditur me anë të disa fotografive në Instagram.
Në ato foto, Almeda e zbuloi për herë të parë barkun e rrumbullakosur, teksa shfaqet pranë Tolgës, ku të dy duken shumë të lumtur.
“Fëmija numër dy… po vjen…❤️ Ne presim me padurim të të takojmë vogëlush❤️”, ka shkruar Almeda.
Ndryshe, Almeda dhe Tolga janë prindër edhe të një djali, që e kanë pagëzuar Efehan. /Lajmi.net/