Sport

Alonso: Do ta mbyll në këtë skuadër karrierën

Xabi Alonso do të pensionohet te Bayern Munich.

Mesfushori spanjoll ka deklaruar se skuadra gjermane, do të jetë skuadra e tij e fundit në karrierë.

34 vjeçari ka pasur një karrierë të begatë duke luajtur në Liverpool dhe Real Madrid.

“Unë mendoj se Bayerni do të jetë klubi im i fundit. Unë do të vazhdoj të luaj, dhe kjo do të jetë më Bayernin. Nuk mendoj që të shkoj në Itali, nuk kam kohë për të treguar veten atje”, ka thënë Alonso, përcjell Lajmi.net.