Sport

Alves, “mbreti” i mbrojtjes së penalltive

Diego Alves (31), portieri brazilian i Valencisë, në dhjetë vjetët e fundit në Spanjë ka dëshmuar se është eksperti më i madh penallti, jo vetëm në La Liga.

Ai në takimin e sotëm kundër Real Madridit mbrojti penalltinë e ekzekutuar nga ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Në këtë mënyrë Alves mbrojti edhe penalltinë e tretë të ekzekutuar nga Ronaldo gjatë ndeshjeve të deritanishme ndërmjet Valencisë dhe Realit, ndërsa vetëm një herë ylli portugez arriti të mposhtë brazilianin nga pika e bardhë, transmeton KosovaPress.

Kjo ishte pritja e 22 e penalltive nga ana e Alves në La Liga dhe rekordin portieri brazilian e arriti mu kundër Ronaldos, kur në maj 2015 kur priti penalltinë e 16-të në La Liga, me çka u pat barazuar me Andonio Zubizarreta, ndërsa rekordin e arriti në shtator të vitit të kaluar me pritjen e penalltisë së 17-të ndaj Leganes.

“Penalltia është luftë psikike ndërmjet ekzekutuesit dhe portierit”, ka deklaruar Diego Alves./KosovaPress/