Aktuale

Ambasada amerikane uron qytetarët e Kosovës për 12-vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka uruar të gjithë qytetarët për 12-vjetorin e Pavarësisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

“Ne festojmë së bashku me qytetarët e Kosovës në këtë 12-vjetor të pavarësisë”, thuhet në urimin e ambasadës, shkruan lajmi.net.

12 vjet më parë, pra më 17 shkurt të vitit 2008, u shpall Pavarësia e Kosovës, kështu duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.

Deklarata e pavarësisë, u bazua në Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari, si dokument i koordinuar mes autoriteteve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, që e njohën shtetin e Kosovës. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN