Rajon & Botë

Ambasada e Rusisë në Maqedoni do të shënojë fitoren ndaj fashizmit

Ambasada e Rusisë në Maqedoni dhe Konsullata ruse e nderit në Manastir, sonte do të organizojnë koncert me rastin e 9 majit – Ditës së fitores ndaj fashizmit.

Në koncertin me titull “Një ditë nga lufta” do të performojnë grupe të ndryshme muzikore nga vendi dhe Rusia. Koncerti tradicionalisht në dy vitet e kaluara është mbajtur para hotelit “Russia” ndërsa për herë të parë këtë vit do të mbahet në Manastir dhe nën moton “Unë kujtoj, unë krenohe”.