Aktuale

Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Portugalisë

Në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Presidencial në Lisbonë, të enjten, Ambasadori i Kosovës në Portugali me rezidencë në Paris, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

“Përveç mesazheve të miqësisë për Portugalinë të cilat i transmetoi tek presidenti Rebelo de Sousa, Ambasadori Gashi e theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve. Presidenti Rebelo de Sousa e nënvizoi miqësinë e vendit të tij për Kosovën dhe tha se Portugalia do të qëndron pranë Kosovës”, thuhet në njoftim.