Aktuale

Ambasadori i Kanadasë nesër viziton Kosovën

Ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk, të premten (16 shkurt) do ta vizitojë Kosovën.

Kjo vizitë e tij në këtë kohq lidhet me projektet e Qeverisë Kanadeze të zbatuara në Kosovë përmes Fondit Kanadez dhe Iniciatives Lokale.

Detajet e vizitave që do të zhvillohen, janë si më poshtë:
• Projekti i zbatuar nga The Ideas Partnership, 16 shkurt 2018, ora 12:20, në Fushë Kosovë
Përshkrimi i shkurtër: Organizata The Ideas Partnership (TIP) ka zbatuar projektin që për synim kryesor ka pasur rritjen e numrit të regjistrimi dhe vijimit i shkollave publike, si përmirësimin e nivelit e performancës në mesin e fëmijëve dhe të rinjve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas në Fushë Kosovë. Projekti ka përfshirë aktivitete si aktivitete të së shtunës për fëmijët e moshës shkollore, klasat për fëmijët në moshën e kopshtit, klasa për prindërit, mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta, klasa të gjuhës rome dhe transport për në shkollë në periudhën e stinës së dimrit.

•Projekti i zbatuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC), 16 shkurt 2018, ora 14:30, në QKUK, Klinika e Gjinekologjisë

Përshkrimi i shkurtër: Projekti i zbatuar nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ACM) ka pasur për synim përmirësimin e qasjes në informacionin për të ushqyerit nëpërmjet burimeve të bazuara të të dhënave si aspekt thelbësor për zhvillimin e shoqërisë.

Përmes aktiviteteve si zhvillimi i materialeve edukative për të ushqyerit, trajnimi i stafit të kujdesit shëndetësor primar dhe ofrimit të këshillimit për këtë temë në Klasat tashmë ekzistuese të AMC për nënat, është synuar arritja sa më e plotë e qëllimit të projektit.