ShowBiz

Ambasadorja Çitaku s’i rezistoi Snapchatit

Ambasadorja kosovare në Washington, Vlora Çitaku nuk i ka shpëtuar tundimit të Snapchat dhe filtrave të këtij rrjeti social.

Ajo ka bërë një selfie, të inkorporuar me një filtër që zonën rreth syve të saj i ka rrethuar me të kaltër, ndërsa në anën e djathtë të saj ka plot flutura, transmeton Koha.net.

Çitaku i është bashkuar shumë figurave tjera publike që përdorin këtë rrjet social, duke përfshirë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar.