Aktuale

Analistët i ftojnë pozitën dhe opozitën për debat për demarkacionin

Njohës të çështjeve juridike dhe politike në vend e kanë mirëpritur idenë e deputetes Vjosa Osmani që të mbahet një seancë dëgjimore në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Mazllum Baraliu dhe Behxhet Shala thonë se marrëveshja aktuale për demarkacionin është e dëmshme për shtetin e Kosovës, por ata i kanë bërë thirrje opozitës që mos t’i ikë debatit, në rast edhe të mbajtjes së kësaj seance dëgjimore për t’i ballafaquar qëndrimet me pozitën, shkruan gazeta “Epoka e re”. Shala ka thënë se në qoftë se pozita e ka kuptuar se janë bërë lëshime, atëherë opozita nuk ka arsye për ta bojkotuar këtë seancë.Megjithatë, ai ka dyshime se kjo iniciativë mund të jetë edhe lojë politike sa për t’u ratifikuar marrëveshja si e tillë.

the authorSamir Dalipi