AktualeSport

Ancelotti tregon favoritin për ”Topin e Artë”

Tekniku italian, Carlo Ancelotti thotë se nuk ka dyshime se Topi i Artë për këtë vit do ti takojë sulmuesit të tij, Karim Benzema.

Sulmuesi francez kaloi një sezon fantastik, ndërsa shkëlqeu edhe mbrëmë në finalen e Superkupës së Evropës.

Ai u bë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit pas Cristiano Ronaldos me 324 gola të shënuara.

“Benzema është mjaft i rëndësishëm, është lideri ynë. Ne jemi këtu mbi të gjitha falë tij, ai shënoi shumë gola të rëndësishëm. Nuk ka dyshime rreth asaj se kush do ta fitojë Topin e Artë, duhet të jetë Karim”, deklaroi trajneri i suksesshëm italian.

Benzema shihet si favorit absolut për ta fituar Topin e Artë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe tash edhe Superkupën e Evropës me “Los Blancos”, duke dhënë kontribut të madh.

Në moshën 34 vjeçare ai e ka arritur kulmin e karrierës, ndërsa ka thënë se ambiciet e tij janë shtuar kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi, duke i marrë mbretërit e Spanjës në dorë.