Aktuale

Anëtari i Komisionit për territor s’pajtohet me raportin

Agron Luta, anëtar i Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka thënë se nuk pajtohet me të gjeturat e paraqitura nga komisioni në fjalë.

Ndërkaq, ka pasur edhe anëtarë të tjerë të komisionit që, pas publikimit të draft-raportit, i kanë ikur kontaktit me media.

Komisioni ka dalë me draft-raport që konstaton se me demarkimin e kufirit me Malin e Zi nuk është humbur asnjë metër e territor i shtetit.