Aktuale

Anulohen të gjitha fluturimet për tri ditët e ardhshme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, përmes një njoftimi, ka treguar që fluturimet për tri ditët e ardhshme janë anuluar.

“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 Qershor 2020, janë anuluar.”, thuhet në njoftimin e ANP- së.

Mëtej, ANP thotë që udhëtarët në pritje për të dhëna shtesë duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore
“Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore.”, ka thënë ANP.

Dje (17 qeshor), zëdhënsja e ANP- së, Valentina Gara, ka thënë që ende nuk e dijnë se kur do të fillojnë fluturimet.

“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë anuluar për shkak se Qeveria nuk po iu jep leje për me ardhë dhe se kur do të fillojnë fluturimet nga ANP nuk e dimë, por jemi në pritje”, tha Gara për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.

Kujtojmë që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, pas përfundimit të karantinës, nuk ka realizuar asnjë fluturime pasiqë nuk i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës./FaktePlus