Sport

Anulohet ndeshja Angli – Itali për shkak të koronavirusit?

Federata Angleze e Futbollit e ka vënë në diskutim ndeshjen miqësore, Angli-Itali, e cila zhvillohet në ‘Wembley’, për shkak të koronavirusit.

Diskutimet lidhur me këtë çështje linden menjëherë pas përhapjes së virusit në Itali, për rrjedhojë rreziku që ai të kalojë edhe në Angli është i madh, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sport, e dyshimtë mbetet edhe përballja në mes të grupmoshave U21 të të dyja vendeve, e cila po ashtu është në pikëpyetje të madhe nëse do të zhvillohet.

Të dyja këto ndeshje ishin të planifikuara të luhen në muajin mars, por për shkak të shkallës së rrezikshmërisë që përmbajnë këto aktivitete me shumë gjasë do të shtyhen.

the authorGazetaKNN