Sport

AP: Kelmendi mund të fitojë medaljen e artë në Rio 2016

Majlinda Kelmendi mund të fitojë medaljen e artë në Rio 2016 sipas Asocciated Press.

Agjencia e lajmeve Asocciated Press ka publikuar emrat e fituesve potencial të lojërave olimpike verore të cilat do të mbahen në Rio de Janiero të Brazilit.

Ndër fitues të mundshëm të medaljes së artë, kjo agjenci ka përfshirë edhe Xhudisten nga Peja, Majlinda Kelmendin.