Aktuale

Apostolova: Zbatimi i MSA-së i rëndësishëm për të gjitha sferat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka pritur në takim të gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, foli për rëndësinë e Kuvendit të Kosovës në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në agjendën reformuese të BE-së.

Sipas saj, MSA-ja do jetë e pranishme në të gjitha sferat si krijimi i vendeve të reja të punës, ekonomia, sundimi i ligjit, edukimi e të tjera.

 

“Siç e dini, marrëveshja e Stabilizim Asociimit do jetë e pranishme në të gjitha sferat si: krijimi i vendeve të reja të punës, ekonomia, sundimi i ligjit, edukimi , kështu që, implementimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka rëndësi të madhe, të cilat legjislative do ta aprovojë ne këtë relacion ashtë e rëndësishme për jetën në Kosovë. Nën-komisioni  parë  ligjit dhe drejtësisë është duke ndodhur në Prishtinë e cili ka rëndësi të madhe dhe falënderoj institucionet e Kosovës që e kanë mundësuar këtë gjë. Ne jemi pajtuar me kryeparlamentarin  se do të kemi takime të shpeshta të këtij lloji do të kemi komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e misionit dhe Parlamentin. Po ashtu , do të ndihmojmë n ndërmjetësim dhe strategjia e komunikimit do të jetë një prioritet për ne sepse gjithçka që po bën Parlamenti për dialogun ka rëndësi shumë të madhe për qytetaret e Kosovës”, tha Apostolova.

Ajo tha se raportet financiare të partisë më të madhe në vend do të publikohen shumë shpejt në faqen zyrtare.

E kryeparlamentari  Kadri Veseli, tha se shteti i Kosovës ka orientim perëndimor dhe synon në mënyrë të palëkundur integrimet EuroAtlantike.

 

“Kemi orientim Perëndimor, integrimet EuroAtlantike janë jetësorë për neve. Nuk janë vetëm prioritet politik, por janë vet identiteti ynë. Ne do të vazhdojmë orientimin në rrugën e integrimeve  EuroAtlantike, në mënyrë të  palëkundur. Do të përmbushim çdo standard dhe kriter në këtë rrugëtim, i cili kërkohet nga Kosova. Kosova nuk është më as shtet as shoqëri konsumuese e stabilitetit por është vet kontribuues në stabilitet. Do të vazhdon reformat  e fuqishme të përmirësimit të ambientit investues në Kosovë”, tha Veseli.

Veseli deklaroi se do të ketë komunikim të vazhdueshëm në mes pozitës dhe opozitës.

Ai u zotua se do të vazhdohet me kursin e promovimit të drejtave të gjitha komuniteteve në Kosovë.

 

“Në mënyrë që Kosova të bëhet edhe fuqi e zhvillimit ekonomik, do të vazhdojmë edhe me kursin e komunikimit brenda pozitë-opozitë, dialogut brenda, do të vazhdojmë kursin e promovimin e të drejtave të gjitha komuniteteve të cilat janë në Kosovë, që Kosova të jetë në vend shembull i stabilitetit dhe bashkëjetesës multietnike. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë procesin e forcimit të sovranitetit dhe shtetësisë  së Republikës së Kosovës, i cili është po ashtu i njëjtë imperativ, jetësor, për çdo qytetarë në republikën e Kosovës, tha Veseli./KP/

the authorSamir Dalipi