Tech

Apple A11X do të ketë CPU me tetë bërthamë

Apple në shtator publikoi çipin e tij më të ri A11 Bionic së bashku me iPhone X dhe dy iPhone 8.

Deri tash kompania ka ndjekur trendin për prodhimin e variantit X të çipit të tij më të ri për pajisjet iPad, ashtu që në pranverë do të presim çipin e ri A11X.

Sipas burimeve nga industria, ky do të jetë çipi i parë i Apple me tetë bërthamë dhe do të prodhohet në procesin TSMC 7nm.

Çipi do të publikohet në fillim të pranverës, para publikimit të serisë së iPad Pro 2018, transmeton KosovaPress.