Tech

‘Apple’ me veçorinë e matjes së kohës së gjumit në ‘Apple Watch’-ët e ardhshëm

Apple thuhet se po teston një monitorues gjumi për verzionet e ardhshme të ‘smartwatch’-ëve të saj.
Tipari i lartpërmendur do të forcojë kompaninë gjigante në tregun e shëndetit dhe palestrës, transmeton lajmi.net.

Kompania ka përdorur monitoruesin e kohës së gjumit për disa muaj me testues në vendet e fshehta rreth selisë së Kupertinos në Kaliforni, sipas njerëzve të afërt me punën.

Nëse funksionaliteti është i suksesshëm në fazat e testimit, kompania planifikon ta shtojë atë si veçori në ‘Apple Watch’ deri në vitin 2020, sipas burimeve në Apple.

Apple nuk iu përgjigj kërkesave për komente mbi planet e kompanisë. /Lajmi.net/