Tech

Apple rritë sigurinë e iPhone

Gjatë javëve të fundit, ndoshta keni parë një mesazh misterioz që shfaqet në iPhone pas disa orësh mospërdorim.
Ky mesazh i ri po u kërkon përdoruesve që të shënojnë kodkalimin për të pasur qasje në celularët e tyre, edhe pse ata e kanë të aktivizuar Touch ID-in.

Edhe pse Apple kishte thënë se kjo veçori ishte shtuar me lansimin e iOS 9, përdoruesit tash kanë filluar ta shohin atë, duke çuar në spekulime se Apple ka rritur sigurinë pas tensioneve të fundit me FBI-në, transmeton Gazeta Express.

Shfaqja e këtij mesazhi bëhet nëse nuk e keni përdorur kodin në iPhone për gjashtë ditë – dhe Touch ID për tetë orë.

Sipas Macworld, mesazhi thotë: “Kodi i kalimit nuk është përdorur për ta hapur pajisjen në gjashtë ditët e fundit dhe Touch ID nuk e ka hapur pajisjen gjatë tetë orëve të fundit”.

Për shkak të kushteve të ndryshme, disa përdorues mund të mos ta shohin kurrë këtë mesazh. Por për ata që e kanë parë, raportohet se Apple ka shtuar sigurinë e iPhone dhe kjo është arsyeja pse ju kërkohet që ta bëni njërën prej hapjeve.

Leave a Reply