Tech

Apple tregon datën e daljes në shitje dhe çmimin e iMac Pro

Apple iMac Pro do të dalë në shitje duke filluar nga 14 dhjetori, ndërsa çmimin fillestar me cilësime bazë do ta ketë rreth 5 mijë dollarë.

iMac Pro është Mac më i fuqishëm që ka krijuar Apple ndonjëherë, transmeton koha.net.

iMac Pro me konfigurimet bazë vjen 8-core Intel Xeon, 32 GB RAM DDR4 ECC 2666MHz, 1 TB SSD hapësirë në memorie, kartelën grafike AMD Radeon Pro Vega 56 GPU me memorie 8GB HBM2, ekran 5K Retina, kartelën e rrjetit 10Gb Ethernet, katër porte Thunderbolt 3 (USB-C) të cilët përkrahin edhe dy ekran të jashtëm 5K e tastierën e miun Magic.

Dhe në qoftë se kjo nuk ju mjafton, kësaj makine mund t’i shtohet procesori 18-core Xeon, 128GB ECC RAM memorie, 4TB SSD hapësirë në memorie, kartelë grafike Radeon Pro Vega 64 me 16 GB HBM2, ndërsa çmimi ekstra se sa duhet të paguhet nuk është bërë i ditur.

the authorE B