AktualeTech

Apple Watch ndihmon zbulimin e tumorit vdekjeprurës

Apple Watch është bërë një mjet jetik për të zbuluar problemet shëndetësore me kalimin e viteve, duke i ndihmuar njerëzit të shpëtojnë veten nga probleme të mëdha.

Tanimë sipas hulutimeve të fundit, kjo orë arrin të zbulojë një tumor vdekjeprurës.

Një përdoruese nga SHBA e quajtur Kim Durkee mori një paralajmërim nga Apple Watch, atë për dy netë. Ajo mori një alarm që thoshte se zemra e saj po përjetonte fibrilacion atrial disa muaj më parë.

Fillimisht, Kim mendoi se Apple Watch po jepte alarme false, por më pas mori një paralajmërim tjetër. “Natën e tretë, shifrat u rritën paksa për ngushëllim,” citohet të ketë thënë Durkee.

“Pastaj unë thashë, e dini çfarë, shkoni në dhomën e urgjencës nëse ju thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pastaj hidhni orën,” shtoi ajo.

Shqetësimet e saj dolën të vërteta pasi alarmi ishte për fibrilacion atrial, shkaku ishte një tumor i panjohur, agresiv.

“Mjekët në Maine shpejt konfirmuan se zemra e saj po rrihte në mënyrë të çrregullt për një arsye të thjeshtë dhe të frikshme. Ajo kishte një myksoma, një tumor i rrallë, me rritje të shpejtë që po ia mbyste furnizimin me gjak të zemrës dhe përfundimisht do të kishte shkaktuar një goditje në tru”, thuhet në raport.

Me paralajmërimet e dhëna nga Apple Ëatch, mjekët e dërguan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets dhe e hoqën tumorin vdekjeprurës gjatë operacionit pesë-orësh të zemrës së hapur.

Raporti thoshte se Durkee nuk kishte simptoma të tjera përveç fibrilacionit atrial që kapi Apple Watch. Tumori prej katër centimetrash dhe me rritje të shpejtë pritej ta kishte rrezikuar jetën e saj nëse nuk do të ishte gjetur.