Sport

Aprovohet ndryshimi: Edhe në Premierligë do të lejohen pesë zëvendësime

Premierligë ka miratuar propozimin që klubet të përdorin deri në pesë zëvendësime gjatë një ndeshje futbolli, kur rifillon sezoni.

Klubet në Angli janë duke u përgatitur për rikthimin e shumëpritur të Premierligës më 17 qershor, që rifillon me ndeshjet Aston Villa – Sheffield United dhe Manchester City – Arsenal.

Pas një takimi të mbajtur ditën e enjte, klubet e Premierligës kanë aprovuar rregullën për pesë zëvendësime.

Premierliga si pjesa e ligave tjera të Evropës, ishte pezulluar në mes të muajit mars, shkaku i krizës së COVID-19.

Me 29 xhiro të zhvilluara, Liverpool kryeson me 82 pikë, dhe është vetëm dy fitore larg titullit të parë në Premierligë pas 30 vitesh./Lajmi.net/