ShowBiz

Arbenita sqaron postimet për ‘ndarjen’ me Feron: E hëngrët keq

Ditën e djeshme bëri bujë ndarja e reperit Fero me të dashuren e tij, Arbenita Ismajlin. Ishte Fero i pari ai që publikoi që në mëngjes në Instastory një shkrim ku tregonte se ishte single, ndërsa Arbenita në Instastoryn e saj publikoi një emoji duke qeshur me lot.

“Çkemi vajza, tani e tutje jam beqar”, shkruante Fero krahas postimit që duket se ka qenë një lojë nga çifti.

Sot, Arbenita ka publikuar në Instastory një shkrim ku sqaron gjithçka për marrëdhënien e saj me Feron.

Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë të të shohin mirë dhe të kesh një lidhje të shkëlqyer! Ps: E hëngrët keq. Përpjeke e bukur për të gjithë djemtë dhe vajzat në mesazhet tona.”- shkruan Arbenita, ndërsa Fero ka publikuar postimin e saj duke e mbështetur publikisht.

“Mirë e the dashuria ime”, shkruan reperi.