ShowBiz

Ardian Bujupi nuk ndalet, pas replikave me Capital T ka për ti thënë edhe diçka publikisht

Ardian Bujupi i kthehet sërish Capitalit.

Në dy paraqitje të fundit televizive teksa fliste për Ardian Bujupin, Capital T në një formë la të kuptohej se famën e suksesin, këngëtari e ka falë bashkëpunimeve me të, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj kanë nisur replikat mes dyshes nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ishte Ardian Bujupi ai i cili i tha publikisht Capitalit se dëshiron një përballje për ti folur të gjitha hapur dhe Capital T nuk është se e mohoi duke u shprehur se do ta bëj një gjë të tillë ani pse gjërat që i ka dhënë ishin të deklaruara në televizon dhe shumë hapur.
Nuk mungoi sërish replika e Ardianit i cili thotë se Capital T asnjëherë nuk i ka thënë diçka të tillë në fytyrë prandaj pret që ta bëj këtë sonte ‘live’./Lajmi.net/