Këngëtari ka zbuluar nëse ka në plane të afërta një album të ri.
Këngëtari Ardian Bujupi është emër shumë i suksesshëm në tregun shqiptar dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.
Artisti, së fundi i është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilët dëshirojnë të dinë më shumë për planet e tij në muzikë.
Një prej tyre i shkruan “A ke planifikuar tashmë një album të ri?”, kurse përgjigja e tij ishte “Ndoshta një mixtape më 2021”.
Mbetet të shihet se çfarë do të përgatit këngëtari për fansat e tij vitin e ardhshëm, teksa kujtojmë se kënga e fundit nga Ardiani është “Juliet”.