Aktuale

Arifi: Ftesa e Kryeministrit dinakëri – deklaratat e Kurtit për luftë ndihmë për të votuar demarkacionin

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka komentuar deklaratat e Ish Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit duke shprehur se kërcënimet e Kurtit po nxisin deputetët ta votojnë këtë version të Demarkacionit. Arifi habitet se si Kurti mendon se ka ndaluar demarkacionin me një pakicë votash, shkruan Gazeta Express.

“Asgjë të sinqertë nuk ka në ftesën e Kryeministrit Mustafa për dialog për demarkacion. Është vetëm një dinakëri e radhës që të fitoj në kohë dhe në ndërkohë të rritë presionin te deputetët e tij që ta votojnë verzionin aktual të demarkacionit.

Po ashtu kërcënimet e “liderit” të VV Kurti se votimi i demarkacionit do të thotë luftë me Malin e Zi është nxitje për deputetët që ta votojnë këtë verzion të demarkacionit. Po çfarë lufte njeri nëse përfaqësuesit e popullit e votojnë ….ky ende po beson që me 16 votat e tij e ka parandalu votimin.” tha Arifaj.