ShowBiz

Arilena Ara publikon ‘Fall from the sky’, kënga me të cilën do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovizion’

Ashtu siç kishte paralajmëruar në ‘Eurovizion’ do dëgjojmë një version tjetër të këngës ‘Shaj’.

Arilena Ara do jetë përfaqësuesja e Shqipërisë këtë edicion të ‘Eurovizionit’ festivali  i cili do mbahet në Holandë gjatë muajit maj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e cila kishte punuar me kompozitorë të njohur amerikan për javë me radhë në ndryshimin e këngës ‘Shaj’, tani më e ka finalizuar këngën me të cilën do konkurrojë.

‘Fall from the sky’ titullohet kënga me të cilën Arilena do tentojë të merr pozitë të lartë në renditje këtë vit në ‘Eurovizion’. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN