Aktuale

Arkitekti Ideal Vejsa jep versionin e tij pasi u akuzua për vjedhjen e syzeve

Arkitekti kosovar Ideal Vejsa ka dhënë versionin e tij rreth akuzave se ia ka vjedhur një palë syze arkitektit më famë botërorë, Bjarke Ingels, gjatë kohës sa ishin në Venecia për të marrë pjesë në Bienale. Vejsa ka treguar për Gazetën Express se këtë veprim e ka bërë dikush që nuk i dëshiron sukseset e të tjerëve duke e shpërndarë një email të rrejshëm. Ai paralajmëron edhe denoncimin e rastit për të zbuluar se kush qëndron mbrapa.
Më 24 maj një grup arkitektësh kosovarë morën rrugë për Venecia, për të marrë pjesë në Bienale. Por, sot në media kosovare u raportua se arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels, iu vodhën syzet. Për këtë çështje u etiketua Ideal Vejsa njëri nga arkitektët që ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Ka qenë një e-mail drejtuar Bienales dhe vetë arkitektit danez ku akuzohet kosovari Ideal Vejsa, për vjedhjen e syzeve të diellit. Vejsa për Express ka treguar se pas një ligjërate në Biennale, arkitekti Bjarke nga presioni i njerëzve i harron syzat të cilat thotë se pastaj i mori vetë ai.

Por Vejsa sqaron se të njëjtat ia ka dërguar Bjarkes nëpërmes një bashkëpunëtores se tij.

“Mirëpo dikush nga “koleget” e përhap lajmin qe i janë vjedhë syzat. E hap një email “fake” dhe dërgon një email shumë të rëndë”, ka sqaruar Ideal Vejsa.
Vejsa thotë se pas kësaj ka kërkuar prej një kolegu që t’i shkruajë bashkëpunëtorëve të arkitektit të huaj që të informohen rreth situatës.

Të njëjtit ia kanë kthyer përgjigjen Ideal Vejsës duke e falënderuar atë se syzet i kanë shkuar pronarit shumë shpejt dhe theksojnë se është shumë me rëndësi të bëhet e qartë që ishte Ideal Vejsa ai që e ka bërë këtë gjest.

Arkitekti nga Kosova paralajmëron edhe denoncimin e rastit në kërkim të personit që edhe e ka inskenuar ngjarjen.

“Jemi tu punu me personat përgjegjës për me gjete këtë person qe dezinformon”, ka përfunduar Vejsa./Express/

the authorE B