Sport

Arnold zgjidhet lojtari i ri më i mirë në Premierligë

Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, është zgjedhur lojtari i ri më i mirë i sezonit 2019/20 në Premierligës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i regjistroi katër gola dhe 13 asiste në 38 paraqitjet e tij në Premierligë këtë sezon. Vetëm mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, bëri më shumë asiste sesa 21-vjeçari, transmeton Gazeta Express.

Arnold gjithashtu i ndihmoi Liverpoolit ta mbajë portën e paprekur në 12 ndeshje këtë sezon në ligën elitare angleze, përderisa skuadra e Jurgen Kloppit i dha fund pritjes 30-vjeçare për titullin e kampionit.

I riu që është promovuar në ekipin e parë nga akademia e Liverpoolit i mposhti shtatë kandidatët e tjerë për këtë çmim – Mason Greenwood, Anthony Martial dhe Marcus Rashford të Manchester Unitedit, Jack Graelish të Aston Villës, Christian Pulisicin dhe Mason Moutin e Chelseat, si dhe Dean Hendersonin e Manchester Unitedit të huazuar në Sheffield United.

Alexander-Arnold është i nominuar edhe për çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.

Arnold kishte debutuar për Liverpoolin në sezonin 2016/17 dhe që nga atëherë i ka bërë 134 paraqitje.

Përveç titullit të Premierligës, me Liverpoolin ai i fituar edhe titujt e Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës dhe Kupës së Botës për Klube.

the authorGazetaKNN