Aktuale

Arratisja spektakolare e dy shqiptarëve nga burgu italian

Dy shqiptarë një ditë më parë janë arratisur nga një burg në Itali. Mësohet se sot është bërë i mundur ndalimi i njërit prej tyre i identifikuar si Lekë Luca, si dhe është shpallur në kërkim Orland Marku.

Ata të dy dje janë arratisur nga burgu i Civitavecchia. Sekretari i përgjithshëm i CISL-FSHN, Massimo Constantino, ka njoftuar se është ndalur shtetasi shqiptar Lekë Luca, por në kërkim është 22 vjeçari Orland Marku. Mbi ta rëndojnë akuzat e vjedhjes.

“Urime për të gjitha forcat e policisë që ndërhynë dhe Njësia Investigative e Policisë së Burgjeve”, tha Constantine. “Tani i ndaluari mund të kryejnë burgimin aktual”.

Të dy u arratis nëpër oborret e burgut në këmbë e dhe u ngjitën mbi murin rrethues duke e kaluar atë. Pavarësish se ra alarmi ata të dy mundën që të arratiseshin.

the authorE B