Aktuale

Arrestimi i Thaçit do të diskutohet edhe në Bruksel

Çështja e lirimit të drejtorit të Policisë në Mitrovicë Nehat Thaçi nga paraburgimi do të diskutohet edhe gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha për televizionin publik se janë në koordinim me të gjitha institucionet por edhe me Qeverinë e Beogradit për t’u liruar nga paraburgimi.

Hoxhaj tha se do të ndërmarrin edhe masa ligjore që Thaçi të ketë mbrojtje shtetërore.

sipas tij këtë çështje do ta shtrojnë edhe në Bruksel.

Drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë Nehat Thaçi është arrestuar para katër ditësh derisa po hynte në territorin e Serbisë.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndërsa Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklaruar se Thaçi akuzohet për terrorizëm./KosovaPress/