Rajon & Botë

Arrestohen 4 persona të tjerë në lidhje me sulmin në Berlin

Kryeprokurori federal i Gjermanisë ka konfirmuar sot se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, të cilët kishin pasur kontakt me të dyshuarin kryesor të sulmit ndaj tregut të Krishtlindjeve në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.

I dyshuari kryesor, Anis Ambri, nga Tunizia, është ende në arrati, transmeton Express.

Në sulmin e të hënës u vranë 12 persona dhe u lënduan 48 të tjerë./Express