Aktuale

Arrestohen 4 të dyshuar për plagosjen në Ferizaj

Mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Elena Gjika” , përballë Market “Mentori” në Ferizaj ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Policia thotë se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura, ndërsa lidhur me rastin ka edhe të arrestuar, njofton Klan Kosova.

“Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar si dhe janë konfiskuar dy vetura  të involvuara ne rast”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar ne QKUK Prishtinë për tretman mjekësorë”.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe konfiskuar një pistolete te llojit ,,Bereta’’ e cila dyshohet se është përdorë në rast”.