Aktuale

Arrestohen dy persona për vjedhje grabitqare

Një 22 vjeçar me inicialet A.K dhe një 21 vjeçar me inicialet P.F janë arrestuar, pasi që të njëjtit ditë më parë nga një femër që punonte në një dyqan në lagjen Dardania në Prishtinë, ia kanë grabitur rreth 700 euro.

Sipas Policisë, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet policore të Lipjanit dhe Ferizajt, kanë arrit të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për një rast vjedhje grabitqare.

Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për rastin video xhirimin, që ditëve të fundit ka qarkulluar në portale e mediume të ndryshme.

Të njëjtit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës. Ndërkohë që i dyshuari i trete i identifikuar nga ana e policisë është në kërkim. /KosovaPress/