Aktuale

Arrestohen dy persona, sulmojnë policët në detyrë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona, B.H. 27 vjeçar, dhe U.B. 28 vjeçar, për vepër penale, ‘Sulm ndaj personave zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare’.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth mesditës në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.

Sipas tij, në kohën kur zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarit të cilët ndodheshin në një motoçikletë, dy të dyshuarit përveç mos përfilljes se urdhrave, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne spitalin rajonal ne Mitrovicë

“Dy personat e dyshuar janë arrestuar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘ Sulm ndaj personave zyrtar ne kryerje të detyrës zyrtare’, ka thënë Zahiti./KosovaPress/