Aktuale

Arrestohen dy të dyshuar për hyrje në sistemin kompjuterik

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy të dyshuar për hyrje në sistemin kompjuterik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara, më 16.12.2016 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Njësitet policore nga të dyshuarit kanë sekuestruar dy telefona mobil në cilësinë e provave. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin epolicisë, transmeton KosovaPress.