Aktuale

Arrestohen dy turq dhe një kosovar për trafikim të lëndëve narkotike

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë dy shtetas turq dhe një shtetas kosovar, nën dyshimin e bazuar se po merreshin me kontrabandim të substancave narkotike,shkruan Gazeta Express.

Policia njofton se më datën 3 nëntor 2016 gjatë kontrollit të Policisë kufitare dhe bazuar në informacionet e siguruara nga DHTN, zyrtarët policorë fillimisht kanë ndaluar një veturë Mercedes, pronë e dy personave të dyshuar, në të cilën gjatë kontrollit sipërfaqësor është vërejtur se ka të fshehur substancë narkotike.

Zyrtarët policorë kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kryenin veprat penale ‘blerje , posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni-273 dhe ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar’ neni-283.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: U. M. lindur me 1984; m/k/turk; R. M. lindur me 1982 m/k/turk; A. H.; lindur me 1985m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar.: 26 paketime 8453 gramë marihuanë, vetura Mercedes, vetura Peugeot, tre telefona, 110 euro.