Aktuale

Arrestohen gjashtë të dyshuar për ‘vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje’

Si pasojë e një përleshje ndërmjet një grupi te rinjsh, një 17 vjeçar, ka mbetur i plagosur.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në orët e pasdites të datës 22 shtator, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë, njofton Policia.

Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur  kishte mbetur një i ri 17 vjeçar, plagosja i te cilit ishte shkaktuar nga një mjet i mbrehtë dyshohet te jetë thikë, ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin e Mitrovicës, ku më pas është transferuar për në QKU.

“Mbi bazën  e gjurmëve te mbetura ne vendin e ngjarjes si dhe elementeve tjera rrethanore,  hetuesit policor kanë identifikuar  gjashtë persona tjerë të rijnë të dyshuar për  përfshirje në  ngjarje, ndërsa ne cilësi te provës materiale është konfiskuar një thikë. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent, nga gjashtë dyshuarit,  pesë nga ta lirohen për procedurë te rregullt, ndërsa njërit nga ta i është caktuar masa e ndalimit policor për  24 orë”, thuhet në njoftim të Policisë.

Bazuar në pasojat e ngjarjes  sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë,  pjesëmarrje në rrahje’’./KP