Në tri pikat kufitare të Kosovës, atë të Vërmicës, Hani i Elezit dhe të Podujevës janë arrestuar tre persona në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Pika Kufitare e Kosovës-Vërmicë (NN) – Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
PKK-Hani i Elezit (NN) – Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Podujevë – Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Indeksonline/