Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, për përdorim të substancave narkotike.
Policia e Kosovës, në një raport ka treguar se me datën 31 korrik në rrugën “Dritan Hoxha”, në Prishtinë, rreth orës 20:50, ka arrestuar tre persona në Prishtinë, për posedim të substancave narkotike. E në mesin e të arrestuarve është edhe një i mitur.
“Janë arrestuar tre të dyshuar (një moshë e mitur) meshkuj K/Shqiptarë, të cilët gjatë legjitimimit dhe kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar në total 18 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohen, kurse rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet. /GazetaExpress.