Aktuale

Arrestohet 22-vjeçari që vodhi para në një market në Podujevë

Para tri ditësh në fshatin Shtedim të Podujevës, saktësisht në një market, viktimës (femër), nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i janë grabitur një sasi e parave. Për këtë rast, sot, policia ka arrestuar një të dyshuar.

Bëhet fjalë për E.Ll, mashkull, 22 vjeç, tha policia, transmeton Gazeta Express.

“Ndaj tij, prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet tutje në njoftim.